Dy vdekje të dyshimta

Dje pasdite një person ka vdekur në Graçanicë dhe një në Prizren. Vdekjet po cilësohen si te dyshimta. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për rastin e vdekjes në Graçanicë.

Rasti është iniciuar për “vdekje të dyshimtë”.

“Raportohet se në rrethana të pa njohura në Prizren është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe ky rast është iniciuar si “vdekje e dyshimte”./mediafokus.info