Mbytet në liqen një 16-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur në liqen, raporton express.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit, dhe viktimë ka mbetur adoleshenti me inicialet L.G. Ky I fundit kishte shkuar për t’u larë, por është mbytur.

 “Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia./mediafokus.info/