Mbytet në lumë një 12-vjeçar

Një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Mat në Mirditë. Mësohet se fëmija është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Shtrungaj.

Ndërkohë Panorama.al mëson se forcat e policisë dhe zjarrfikëset janë duke kërkuar në rrjedhën e lumit.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.