Mbytet në plazhin e Ulqinit një 12-vjeçar nga Kosova

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur në plazhin e Ulqinit.

Sipas Vijestit, djali ka ardhur në plazh me vëllain, por nuk e ka vënë re se ai po mbytej.

Ai është nxjerrë në breg nga një pushues kosovar, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po pluskonte në cekëtinë.

Ekipet e shpëtimit kanë tentuar edhe reanimacionin para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses.