Biznesmeni turk me prejardhje shqiptare i dhuron Bujanocit mbi 500 kontejnerë

Kompania turke ‘Turker’ i ka dhuruar komunës së Bujanocit një kontigjejnt kontejnerësh, si ndihmesë për rujajtjen e ambientit. Pronari i saj, Tamer Turker është me prejardhje nga kjo komunë dhe kjo nuk është ndihma e parë e tij për Bujanocin.

Njoftimin për këtë donacion e ka publikuar kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

‘Kompania Turker nga Stambolli dhuron 525 kontejnerë për mbeturina komunës së Bujanocit. E falemnderojmë pronarin e kompanisë, Tamer Turker i cili është me prejardhje nga komuna e Bujanocit që kujdeset për ruajtjen e ambientit të komunës sonë. Në takimin që kam pasur para disa javëve me z.Tamer e kam falemnderuar për donacionet e mëparshme dhe këtë të sotit. Shpresoj që në të ardhmen z.Tamer do të vazhdojë të kontribuojë për komunën tonë. Këta kontejnerë do t’i shpërndajë ndërmarrja publike “Komunalia” ditëve në vijim atje ku ka nevojë’, ka thënë Arifi.