Betejën me COVID-19 e humb edhe një profesor kosovar

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë, Xhemajl Gashi profesori i Shmlp Anton Çetta Skenderaj, pasi ai ishte i infektuar me covid-19.

E këtë e kanë bërë të ditur drejtues të shkollës përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook”.

“Me pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë mësimëdhënësit, nxënësit dhe punëtoret tjerë të kësaj shkolle se sot ka ndërruar jetë puntori më i mirë i kësaj shkolle Profesor Xhemajl Gashi.

I ndjeri tash e dy muaj ishte i shtrirë në spital pasi ishte i prekur me KOVID-19“ shkruhet në njoftim.

Gjithashtu ata i shprehin ngushëllime familjes.

“Në emër të drejtorisê së Shmlp Anton Çetta Skenderaj ju shprehim ngushëllime familjes Gashi, nxënësve dhe të gjithë kolektivit të kësaj shkolle.” thuhet tutje në njoftim

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Me pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë mësimëdhënësit, nxënësit dhe punëtoret tjerë të kësaj shkolle se sot ka ndërruar jetë puntori më i mirë i kësaj shkolle Profesor Xhemajl Gashi.

I ndjeri tash e dy muaj ishte i shtrirë në spital pasi ishte i prekur me KOVID-19

Kolegët, miqtë dhe të gjithë ata të cilet paten fatin ta njohin prof. Xhemajl Gashin gjithmonë do ta kujtojnē si një pedagog të shkëlqyer.

Në emër të drejtorisê së Shmlp Anton Çetta Skenderaj ju shprehim ngushëllime familjes Gashi, nxënësve dhe të gjithë kolektivit të kësaj shkolle.