Mbytet në Velipojë një pushues nga Kosova

Një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.

Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh, ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor. (Foto arkiv)