Mbytet një person në plazhin e Golemit
Një person është mbytur sot në plazhin e Golemit, ku shumë qytetarë po i kalojnë pushimet verore.
Policia bën të ditur se rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë detja se prej nga është personi i mbytur, por dihet se ky nuk është rasti i parë që ka ndodhru këtë verë.

