Mbytet një pushues kosovar te Shkëmbi i Kavajës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një person ka humbur jetën teksa ndodhej në det.

Mbytja ka ndodhur në zonën e plazhit të njohur si  Shkëmbi i Kavajës. Viktima, një pushues 80-vjeçar nga Kosova, po lahej në det, dhe ndihmat e marra nuk e shpëtuan dot, njoftojnë mediat shqiptare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin kosovar S. O., 80 vjeç, i cili ndodhej në Durrës për pushime.