Sot temperaturat arrijnë në 38 gradë

Temperaturat sot arrijnë shkallën më të lartë për këtë, prandaj meterologët këshillojnë të mos i ekspozohemi diellit. Përndryshe, mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së

Sot merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit.

Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.