Aksidentohet një këmbësore në Gjilan, ndalohet për trajtim mjekësor

Një këmbësore në Gjilan është goditur nga një automjet, i cili i ka shkaktuar edhe lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Gjilan 13.07.2021-20:58.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin,  dyshohet nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren- viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar  për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Gjilan ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.