Mbytet një pushues tjetër në Shëngjin

Një pushues tjetër është mbytur sot në plazhin e Shëngjinit në Shqipëri.

Viktima, rreth 68 vjeç, është nxjerrë me shpejtësi nga ujërat e detit nga pushuesit e tjerë dhe është dërguar në spitalin rajonal, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së të moshuarit.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.