‘Me 1 shkurt familjet kosovare do ta paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë’

Ish-deputeti Dardan Sejdiu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka nxjerr disa informata lidhur me Miami Dade County – Bashki kjo në shtetin e Floridas të SHBA-së. Sipas Sejdiut, familjet në Kosovë do të paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë.

Përmes këtij shkrimi, Sejdiu ka ironizuar me qeverinë e Kosovës. Kjo për shkak se qeverisa së fundmi ka miratuar propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimeve, e gjithashtu ka miratuar masa të reja kufizuese kundër Covid-19.

Sejdiu ka njoftuar se në këtë shtet çmimi i rrymës për kWh kushton 11.8 cent.

Gjithashtu, ky shtet nuk ka asnjë pikë restriktive nga qershori i 2021. Tutje, Sejdiu tha se kjo bashki ka 82% të popullatës të vaksinuar.

“Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 këh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria)”, përfundoi Sejdiu.

Postimi i plotë:

Qe nje informate:
Miami Dade County eshte nje bashki ne shtetin e Floridas ne SHBA 🇺🇸;
Miami Dade County ka 2,7 milion banore;
Miami Dade County ka cmimin per kwh 11.8 cent (lexo: njembedhjete pike tete cent);
Miami Dade County ka 82% te popullates te vaksinuar;
Miami Dade County nuk ka asnje mase restriktive prej Qershorit 2021;
Miami Dade County ka BPV per koke banori reth €47,000.
Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 kwh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria).
Naten e mire per sonte dhe vikend te kendshem me nje foto nga nje bar restaurant ne Miami Dade County. 💙