Më 17 dhjetor mbahet seanca tjetër ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Për datën 17 dhjetor është caktuar seanca e re në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, shkruan lajmi.net.

Seanca, e cila fillon në ora 11:00, do të jetë si lloj konference mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.