Me 62 vota PËR, votohet Qeveria Kurti 4

Sot është zgjedhur Qeveria Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Mandatari për Qeverinë e re, Albin Kurti pas paraqitjes së ekspozesë për mandatin e ardhshëm qeverisës, ka prezantuar kabinetin qeveritar.

Lista e kabinetit të propozuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave- Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,

Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,

Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,

Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri.

Seanca për votimin e Qeverisë erdhi pasi Kuvendi është konstituuar dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu menjëherë ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë.