Me Besin e kemi ndarë bashkë pushkën dhe istikamin

Mësuesin dëshmor Bahtir Jahiri e ka përkujtuar sot, në 22-vjetorin e rënies, shoku i luftës dhe i pushkës, Raif Sejdiu. Të dy këta, siç thotë Raifi e kane ndarë një pushkë në istikame.

Unë isha natën në istikam, në mëngjesin e hershem erdhi shoku im më i mirë për të më ndërruar, Besi.

Biseduam dhe bëmë shaka. Besi m`u drejtua duke buzëqeshur: Raif shoku t`u paska prish frizura.

Unë ia ktheva duke i thënë se ka qenë shumë ftohte natën, diku minus 15 gradë, aq sa edhe arma më ngjitej për dore.

Bahtir Jahiri (Beci), me shaka më tha: Qe. merre krehrin dhe ndreqe frizurën kur të shkosh dhe duke buzëqeshur u vendos në istikam.

U desh me ia lanë armën time pasi qe nuk kishim edhe aq shumë armatim. Paramendo, armën edhe dy karikatorë, armën AK-47 edhe disa fishek ‘shkokla’.

u përshëndetëm duke i uruar suksese njeri-tjetrit, por që nuk e takova më.

Shoku me të cilin shkuam bashkë në luftë, bashkë kemi fjetur dhe bashkë e kemi ndarë edhe pushkën, ishte vrarë në luftë.