Cima kur ishte 5-vjeç, foton e ka publikuar vajza Adelina

Vdekja e humoristit të njohur kosovar, pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe miqtë dhe mbarë shqiptarët, të cilët ndër breza janë rritur me skeqet e tij.

Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, në rikujtim të babait të saj, ka sjellë fotografi të ndryshme të Cimës.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi të rrallë, ku Rasimi ishte vetëm pesë vjeç.

“Babi 5 vjeq”, ka shkruar Adelina sipër fotos, teksa e kujton me krenari e me mall aktorin e ndjerë.