Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës

Distria Krasniqi vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.

Xhudistja jonë bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka, është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së argjendtë në LO Paris 2024, Distria Krasniqit i takojnë 60 mijë euro.

Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët kësaj radhe 30 mijë euro, transmeton Telegraf.