Me harru të kalumen, jo FLM!

Zana Avdiu ka komentuar takimin Rama-Vuçiq-Zaev për Mini-Shengenin Ballkanik, që tani e riambalazhuan në ‘OPEN BALLKAN’, duke thënë se kjo ishte një kërkesë për me harru të kaluemen.

Me harru te kalumen?

Mbi 10 mije civil te vrare ne Kosove. Rreth 20 mije viktima te dhunes seksuale. Mbi 30 mije civil te vrare ne Bosnje, e rreth 50 mije viktima te dhunes seksuale… e mos ti permendim perndjekjet e tjera.

Me i harru na keto e madje edhe me i mohu, si Serbia?

Jo FLM.

Viktimat e dhuna nuk harrohen. Gjenocidi nuk harrohet. Kjo kerkese eshte ofendim per te gjitha viktimat ne luftat e ish Jugosllavise, ka shkruar Avdiu.