‘Me jetue qenka vonë…’

Te varri i një gjilanasi, ish-burrë i ndershëm e fisnik, qëdron kjo thënie e birit të tij, Shefqet Mehmeti, i cili po ashtu nuk jeton më.

Ai e kishte rikujtuar, para tre vitesh, për herë të fundit babanë e tij, Ramushin dhe sakrificat e tij për ta shkolluar e bërë mjek të birin.

‘Baba im Ramushi më mundësoi me djersën e vet të bëhem mjek. Në varrin e tij shkruan “me jetue qenka vonë, me vdekë qenka herët”’ – kishte shkruar dr Shefqet Mehmet.

Ramushi mbahet mend nga të vjetrit si një burrë punëtor, i drejtë, i ndershëm dhe i respektueshëm nga qytetarët e Gjilanit.

Ai nuk jeton prej 30 vitesh dhe prej më shumë se një viti atij i është bashkuar në përjetësi edhe i biri Shefqeti.

Në shenjë respekti ndaj prindërve, mjeku gjilanas i shërbente pa pagesë të gjithë pacientët që kishin emrat e njëjtë me babain dhe nënën e tij. /Mediafokus.info