Me këtë gjest, nënkryetari Ismajli kërkon të mos paragjykohet familja Shaqiri
Aktualisht u shërbeva në Market “Tuba”, në Gjilan, ka thënë nënkryetari Arbër Ismajli, duke kërkuar të mos paragjykohen njerëzit për shkak se dikush nga familja e tyre e gjerë është prekur nga koronavirusi.
Këta janë pjesë e familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq, të cilët u prekën me koronavirus, ka shkruar ai.
Shqetësimi i të gjithë familjes është se vazhdimisht po paragjykohen nga qytetarët, e kjo po ndikon edhe në biznesin e tyre familjar.
Miq, së pari, kjo është pandemi globale me të cilën po ballafaqohet tërë bota, ku nesër njëri nga ne mund të jetë potencialisht i prekur.
Të gjithë të prekurit do të jenë nën kontroll të rreptë nga institucionet shëndetësore, ku do të trajtohen denjësisht deri në shërim të plotë.
E dyta është se nëse një nga familjarët është i prekur me koronavirus, nuk do të thotë që të gjithë pjesëtarët e familjes mund të jenë të prekur, andaj, për këtë iu bëhen analizat të cilat e dëshmojnë këtë ose jo.
Pra, të gjithë të prekurit do të jenë të vetë-izoluar.
Mos keni frikë nga familjarët e jashtëm të tyre, sikurse në rastin e familjes Shaqiri, pasi që këta nuk janë fajtorë për këtë, e aq më pakë, nuk do të thotë që edhe këta janë të prekur.
Të jeni të sigurt për një gjë, të gjithë të prekurit do të jenë nën kontroll dhe vetë-izolim, deri në shërim të plotë.
Ky virus trajtohet dhe nuk lenë pasoja as tek të prekurit, e leje më tek familjarët e tyre, që nuk do të thotë të jenë të prekur të gjithë.
Ju bëjë apel nga zemra, që të mos e rritni panikun tek të tjerët, e mos e shtoni paragjykimin për familjarët e tyre, sepse kjo nuk na bënë aspak nderë!
Mos u frikoni dhe mos e shtoni paragjykimin! Ju lutem, paragjykimet shkaktojnë lëndim të thellë në shpirt dhe përçarje të thellë.
Të jeni të vëmendshëm, dhe mos i lëndoni njerëzit, apelon Ismajli!/mediafokus.info

