Më në fund, Kuvendi e kalon në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
Kuvendi i Kosovës sapo e kaloi në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pas gjashtë tentimesh të pasuksesshme deri më tani. Për votuan 64 deputetë.
Opozita (LVV dhe PDK) në fillim të seancës kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket votimit për këtë projektligj, e se rrjedhimisht do të votojnë kundër.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti).
Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro.

