Dosti: Me pasë drejtësi në këtë botë, paret e vezëve i merr pula
Nutricistja e mirënjohur shqiptare, Diola Dosti, përpos këshillave të përditshme që iu jep shqiptarëve, këndej e andej kufirit, për një jetë më të shëndetshme, kësaj radhe është marrë me diçka tjetër.
Ajo e ka përdorur ironinë, teksa ka folur për mungesën e drejtësisë në këtë botë, duke e lidhur me vezët dhe pulën.
“Me pasë drejtësi në këtë botë, paret e vezëve i merr pula”, ka shkruar Dosti në llogarinë e saj në Facebook, e cila ka marrë jo pak komente të llojllojshme./MediaFokus/


