Nutricistja Dosti: Disa kancere të gjirit janë të lidhur me dietën e nënës gjatë shtatzënisë

Kanceri i gjirit prek sot mijëra gra në botë, pa e përjashtuar as Kosovën. Gratë kanë nevojë për të ngritur njohuritë e tyre mbi rrezikun që paraqet kjo sëmundje.

Nutricistja shqiptare Diola Dosti e shikon sëmundjen nga aspekti i të ushqyerit.

Ajo thotë se mund të nevojiten nga 25 ditë deri në 100 vite që të formohet kanceri i gjirit. Kjo varet nga ajo që hani, thotë ajo.

Disa kancere të gjirit, fillojnë që në kordonin umbilikal dhe janë të lidhur me dietën e nënës gjatë shtatzënisë.

Ky është lajmi i keq, thotë Dosti. Por, njëherësh, këtu ka edhe një lajm të mirë, shton ajo.

Lajmi i mirë është që pavarësisht se çfarë ka ngrënë nëna juaj kur ishit në barkun e saj, ju mund të ngadalësoni rritjen e qelizave tumorale me anë të ushqimit, thotë nutricistja e njohur.

Përndryshe, gratë duhet të jenë të vetëdijshme se zbulimi i sëmundjes në fazën e hershme, trajtohet me lehtë dhe kërkon më pak shpenzime.

Sipas onkologëve, kanceri i gjirit mund të prek çdo femër, por rreziku rritet më tepër me shtimin e viteve të jetës, mbi 50 vjet e sipër.

Por, një kancer mund të shfaqet edhe tek moshat fare të reja, thonë onkologët./Mediafokus/