Betohen asamblistët, Krenare Latifi Kqiku e Mustafë Rexhepi

Kuvendi Komunal i Gjilanit në përbërjen e tij do t’i ketë edhe dy emra të rinj.

Fjala është për Krenare Latifi – Kqikun (LVV) dhe Mustafë Rexhepin (Nisma Socialdemokrate), të cilët janë betuar në seancën e parë të këtij viti.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni e ka liruar pozitën pas zgjedhjes deputete e Kuvendit të Republikës dhe në radhë ka qenë Krenare Latifi-Kqiku.

Kurse, Enver Hajrullahu, pasi është bërë pjesë e shërbimit civil pati dhënë dorëheqjen, ndërsa në radhë sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit komunale, ka qenë Mustafë Rexhepi./MediaFokus/