Kufiri Stanqiq-Bellanoc hapet të premten, në ora 11:00

Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc hapet nesër. Qytetarët e Gjilanit dhe ata të Kumanovës, nga e premtja do të mund të qarkullojnë këndej e andej kufirit përmes kësaj pike kufitare, e cila hapet zyrtarisht në ora 11:00.

Lajmin për hapjen zyrtare të pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, e ka konfirmuar sot zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, për Syri.net.

Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc, është vlerësuar si urë lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht qytetarëve të Gjilanit dhe të Kumanovës,  si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë të zhvillimit të biznesit./MediaFokus/