Më shumë se gjysma e të rriturve në BE janë plotësisht të vaksinuar

Dyqind milionë evropianë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, më shumë se gjysma e popullsisë së rritur, njoftoi sot Komisioni Evropian, i cili ka vendosur një objektiv prej 70% të të rriturve të vaksinuar këtë verë.

«Deri më tani ka pasur 200 milionë njerëz që janë vaksinuar plotësisht në Bashkimin Evropian” – tha zëdhënësi i Komisionit Dana Spinant në një konferencë shtypi të mbajtur sot.

Kjo është një shifër që korrespondon me një përqindje prej 54.7% të të rriturve të vaksinuar plotësisht, pasi kanë marrë dy doza të vaksinës së kërkuar ose vetëm një vaksinë Johnson&Johnson.

Edhe shifra e personave që kanë marrë vetëm dozën e parë është çdo ditë në rritje, njofton shtypi zviceran nga kjo konferencë. /MLH