Dr Kadolli: Rastet e reja me Covid në Viti janë familjarë

Në Viti, aty ku ishte diagnostifikuar rasti i parë me Covid, duket se virusi po kthehet sërish.

Në këtë komunë sot janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19, shkruan Mediafokus.info

Doktoresha Vjollca Kadolli, drejtoreshë e QKMF konfirmon se rastet e reja janë nga Begunca dhe bëhet fjalë për familjarë.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët të cilët kanë pasur kontakt me këta persona, që të izolohen, ndërsa ata që kanë simptoma, të paraqiten për testim në QKMF në Viti.

Kadolli është optimiste se së bashku mund t’ia dalim sërish dhe ta ndalim përhapjen më tutje të virusit.

Përndryshe vaksinimi po vazhdon sipas termineve të caktuara dhe deri më sot janë dhënë 6044 vaksina, ka thënë drejtoresha Kadolli./Mediafokus.info