Më shumë se një orë zgjasin pritjet për të dalë nga pika kufitare ‘Dheu i Bardhë’
1 orë e 20 minuta po presin qytetarët për të dalë nga pika kufitare Dheu i Bardhë, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.
Pritje për të dalë ka edhe në pikën kufitare të Merdares. Atje gjendja është pak më e lehtësuar ku pritjet shkojnë deri në 40 minuta.
Ndërkaq, në pikat tjera pritjet janë të zakonshme.

