Me sy mbyllur ia besoj të ardhmen Ramushit!
Ardian Azemi
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti duhet të jetë i rezervuar për çështjen e presidentit të vendit. Ai është vetëm kryeministër dhe nuk është në domenin e tij të thërras tryeza për këtë temë dhe as të flas njëkohësisht. Kjo i takon subjekteve politike, partisë më të madhe në koalicion, përkatësisht liderit të saj, Isa Mustafa.
Kosova nuk e ka komoditetin që të ndihet rehat në afate kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri. Është jo logjike që Republika jonë të mbetet me ushtrues detyre kur ekziston mundësia që ta kemi një president të zgjedhur në Kuvend.
Kushdo që mendon se pozita e presidentit është thjeshtë ceremoniale, pritë e përcjell delegacione, e ka gabim. Duke u bazuar në rrethana politike, jo vetëm aktuale por dy dekadëshe e me synim vazhdimi edhe më tutje, mendoj unë, nuk do të duhej të merrte guxim kushdo t’ia mësyj kësaj pozite.
Ramush Haradinaj edhe mund të mos përkrahet nga pozicioni i kryetarit të AAK-së nga partitë tjera, por si Ramush Haradinaj për president, besoj se do ta ketë përkrahjen. Secili e kupton se përveç tij, për shumë arsyeje, të njohura e të panjohura, nuk do të mund ta kryej me sukses punën. Ramushi nuk është më i miri nga të gjithë, por askush nuk është si ai për ta drejtua shtetin.
Edhe mund të tingëlloj subjektiv në këtë qëndrim, por nëse analizojmë qeverisjen e Kosovës në 20 vitet e lirisë, sigurisht se secili do të pajtohet se dy vitet e qeverisë Haradinaj e bënë Kosovën të jetë tamam shtet faktor si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, posaçërisht në raport me Serbinë.
Jam 100% i bindur se nuk ka figurë tjetër që mund të krijoj unitet politik në vend përveç Haradinajt, sikurse që jam i bindur se nuk ka edhe një lider tjetër me të cilin mund të këshillohesh, koordinohesh, e të debatosh rrafsh e lirshëm sikur me Ramushin.
Për mijëra arsye bindëse, me sy mbyllur ia besojë të ardhmen Ramushit!

