Me tentu me njollosë Lutfiun në aspektin kombëtar është si me tentu me shty bjeshkën me gjoks

Naser Rugova

Ditëve të fundit kori i kukuvajkave bolshevike ka filluar propagandën kundër LDK-së, personaliteteve të dëshmuara të saj dhe drejt komunave simbolikë qendrese të LDK-së!

Filluan me Lutfi Hazirin. Me tentu me njollosë Lutfiun në aspektin patriotik dhe kombëtar është si me tentu me shty bjeshkën me gjoks.

Trungu i tij familjar dhe veprimtaria e tij 32 vjeçare flasin mjaft. Shpeshëherë nuk jam pajtu me Lutfiun, bile edhe e kam kritiku, por si politikan, veprimtar e kryetar komune, Luta ju mbanë leksione të gjithëve, thjesht ju jep shkollë!

Ideologjikisht i pathyeshëm, njeri i proceseve të mëdha, tani një nga njerëzit e pakët nga sofra e parë e Ibrahim Rugovës në lidershipin e LDK-së.

Gjilani dhe qytetarët e tij e dijnë më mirë.

Paskan fillu njëjtë edhe në Istog. Vlen maksima e njëjtë! Kot e keni!

Vazhdojmë!