Lufta Çlirimtare e fund shekullit XX në librat shkollor është pothuajse e harruar

Izmi Zeka

Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj të shkruarit të historisë. Mjafton t`i merrni librat prej klasës së pestë e tutje dhe të shihni “masakrën” që i është bërë historisë, prej Kohës së vjetër e deri më sot.

Por unë do të ndalesha te lufta e fundit e cila ende nuk gjenë hapësirë të mjaftueshme dhe shpjegim faktik dhe historik të një kohe të papërsëritshme në trevat shqiptare.

Një shtet siç është Kosova dhe me përballje tmerrësisht të rëndë gjatë historisë me pushtues, të mos pasqyrohet lufta e fund shekullit XX si duhet në librat shkollor e universitar, është shkatërrim i vetvetes, por edhe i shtetit të ri të Kosovës.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës duhet të mësohet në literaturën shkollore, që nga nxënësit e deri te pjesa universitare.

Boshllëqe në histori nuk ndodh të ketë sido që të kenë ndodhur ato. Prandaj institucionet kompetente dhe kredibile duhet t`i ndryshojnë tekstet e historisë dhe të paraqesin në mënyrë të shpjegueshme luftën çlirimtare deri të krijimi i shtetit të Kosovës.

Çfarë bënë Akademia e Shkencave e Kosovës, Instituti i Historisë së Kosovës apo Ministria e Arsimit që nuk i hyjnë ndryshimit të historisë shqiptare që nga Antika e deri më sot.

Thënë më qartë ajo duhet të shkruhet mbi bazën shkencore e assesi mbi rrethanat e një kohe të caktuar e për interesa të grupacioneve të ndryshme.

Urgjente është që libri shkollor i historisë të ketë kapitull të veçantë mbi luftën çlirimtare dhe arritjen e paqes në Kosovë.

Alamet Akademiku kemi e mos të flasim për doktorë të shkencave.

Shkruani ju që paguheni nga taksa e shtetit.

Mjaft më me përralla librash dhe pa mbështetje shkencore. Iku koha kur të huajt ose argatët kanë bërë historinë shqiptare.

Dymijë vjeçari historik nuk ka rezultuar më i suksesshëm se sa Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj. Dhe kështu të mbetet e “harruar në librat shkollor” është më shumë mohim i vetvetes dhe i të rënëve në përpjekjet për liri të këtij dymijë vjeçari.