Publikohen pamjet si u kapën 400 kg kokainë në Kosovë

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit për kapjen e 400 kilogramëve kokainë, e cila ishte fshehur mes kontejnerëve me mish që vinin nga Brazili për në Kosovë.

Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin italian, pas sinjalizimeve nga DEA.

Sipas Guardia di Finanza, të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine, raporton panorama.com

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës dhe atë Shqiptare, sasia e madhe e kokainës u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të arrinte çmimin mbi 100 milionë euro.