‘Me ty, krejt sfidat e jetës dhe punës kanë pasur ngjyrë’
Janë bërë tre vite nga ndarja nga jeta e gazetarës së mirënjohur kosovare me prejardhje nga Gjilani, Ardita Sylejmani.
Tre vjet pas, shoqja e saj e ngushtë dhe kolege e profesionit, Leonora Berbatovci, ka bërë një dedikim prekës për humbjen e shoqes.
“Me ty, krejt sfidat e jetës dhe punës kanë pasur ngjyrë”, ka shkruar Berbatovci.
Postimi i plotë i gazetares së RTK-së, Leonora Berbatovci:
Me ty Ardite, çdo fotografi ka nje histori…
Nje histori qe tash e 3 vjet ka mbyllur kapitullin, eshte betonu e shnderru veç ne nje kujtim.
Me ty çdo minute ka pasur buzeqeshje, hare e lot nga te qeshurat pa ndal
Me ty, krejt sfidat e jetes dhe punes kane pasur ngjyre, ngjyre qe dije t’i jepje veç ti me pozitivitetin tend
Me ikjen tende, tash e 3 vjet, Ti ke marr nga shoqeria jone shume plane e buzeqeshje pa fund.
Por ke lene po ashtu shume…. Shume kujtime te cilat nuk na lejojne me t’harru…
..sepse kujtimi per Ty dhe jeten tende eshte gjithçka e bukur qe ke lene!

