Më vjen keq me pa një vajzë të Gjilanit me potencial të madh të arrijë në këtë nivel
Zaki Asllani
Nuk po e kuptoj si ka mundësi që Adriana Matoshi, një grua që ka kaluar sfida të rënda dhe ka pasur mundësinë të jetë shembull i forcës, pjekurisë dhe dinjitetit, sot përdor kaq shumë gjuhë të ashpër e fyerje.
Nuk po mbetet njeri pa e prekur. A mendon se ky është guxim apo mençuri?
Sepse nga jashtë duket si rol i përgatitur, një lojë shah për interesa të dikujt tjetër.
Në mesin e grave të Gjilanit ka figura të vërteta të respektit.
Shqipe Selimi, ish–luftëtare e vërtetë që e ka njohur erën e barotit, sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve, kurrë nuk ka fyer askënd.
Ajo ka qenë dhe mbetet shembull i një gruaje që ndërton respekt, prandaj edhe sot nderohet nga secili – qytetarë, subjekte politike, e kushdo që e njeh.
Ky është dallimi mes dikujt që fiton respekt dhe dikujt që po e humb me statuse të shkruara nga të tjerët.
E nderuara, ata që i ke rreth vetes po të duartrokasin vetëm për këtë rol që po luan – por nuk të panë të denjë as për Ministre të Kulturës.
Pyeti pse. Për çka të vlerësojnë? Për çka të mbajnë? A je aty për vlerat e tua, apo sepse dikush ka gjetur dikë që mund ta përdorë “me ia bo argatin ”, siç e thotë populli?
Më vjen keq me pa një vajzë të Gjilanit me potencial të madh të arrijë në këtë nivel.
Mund të ishe shembull i kulturës, i pjekurisë dhe i qetësisë – jo i fyerjeve dhe përçarjes.
Dhe mos harro: dikur besoje në pafajësinë e Ramushit, ndërsa sot po e akuzon.
Edhe kjo tregon sa lehtë po përdoresh nga ata që kanë nevojë për zërin tënd vetëm kur u konvenon.

