Mediat raportojnë se Kryeshefi i “Radoniqit” është arrestuar në Bullgari

Gazeta “Reporteri” ka shkruar gjatë ditës për një arrestim të Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU “Gjakova” në Bullgari.

Sipas këtij medium, ai është arrestuar “në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore”.

Tutje, ky medium ka shkruar se Krasniqi është arrestuar me 19 shkurt 2024, ndërsa ai është kapur nga autoritetet bullgare me t’u future në Bullgari.

Sipas raportimit, ai është arrestuar gjatë një udhëtimi për pushime përmes kufirit me Maqedoninë e Veriut.

“Dyshimet janë se Krasniqi, që ka në pronësi edhe një kompani transporti udhëtarësh me autobus nga Gjakova drejt vendeve të Evropës, dyshohet se përmes saj ka kontrabanduar njerëz me dokumente të falsifikuara. Rrjedhimisht, sipas autoriteteve italiane, 57 vjeçari nga Gjakova është i implikuar në tri vepra të ndryshme penale.” – raporton ky medium.

Sjellim ndër mend që Krasniqi ishte kandidat i LVV-së për asmablenë komunale të Gjakovës, ndonëse dështoi për t’u rizgjedhur.

Gazeta Nacionale nuk ka arritur të vertetojë në mënyrë të pavarur raportimet për arrestimin e Krasniqit. Megjithatë, mediumi ynë do të vazhdojë të ndjek këtë rast.