Megjithatë, njëri prej sulmuesve në Vjenë rezulton me rrënjë shqiptare

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit që kreu mbrëmë në Vjenë sulme terroriste në gjashtë lokacione të ndryshme, raporton Gazeta Express.

Deri më tani, policia e Vjenës ka njoftuar se janë konfirmuar 3 persona të vdekur, njëri nga ta edhe ai që ka kryer sulmin terrorist.

Dy personat tjerë që mbetën të vrarë, janë një grua dhe një burrë, derisa 15 të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit në Austri, ka rrënjë shqiptare. Ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai, raporton express.

Pak orë më herët, ministri i Brenshëm i Austrisë, Karl Nehammer, në konferencën e parë për media pas sulmit të brendshëm në Vjenë, kishte përgënjeshtruar informacionet e para lidhur me identitetin e një sulmuesi për të cilin pretendohet se ka rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ai në përgjigjen e gazetarit ka deklaruar se nuk duhet shpejtuar me kualifikime dhe se çdo informacion i pakonfirmuar nxjerr nga pista hetimin i cili akoma është duke u zhvilluar.

Megjithatë, dyshimi mbi origjinën shqiptare të njërit sulmues, rezultoi i saktë.