Mejdi Asllani: Mbesave e nipave nuk kam mundur t`u lë ndonjë pasuri materiale si trashëgimi, por…
Mejdi Asllani, pjesëmarrës i tri luftërave për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, jetoi 84 vjet.
Ai iku nga kjo botë pas një sëmundje të shkurtër, por ishte i përmbushur në qëllimet e tij dhe i rrethuar nga shumë nipër e mbesa.
Disa muaj para vdekjes, ai shkruante:
‘‘Mbesave dhe nipave nuk kam mundur t`u lë ndonjë pasuri materiale si trashëgimi, por jam munduar me mish e me shpirt që t`u lë krenarinë kombëtare si trashëgimi’’.
Një kohë të gjatë, Mejdi Asllani ka jetuar e punuar në Gjilan, ku edhe sot ka një pjesë e familjes.
Mejdi Asllani, i njohur si Plaku i Emshirit, është autor i librit “Ecje nëpër kufoma”. /Mediafokus.
