Meliza kujton ‘sytë plot jetë’ të Gentit që nuk arriti ta mposht sëmundjen

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar një foto me 9-vjeçarin nga Peja, Gent Nikqin, i cili vdiq në Turqi ku ishte dërguar për shërim.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se nuk do ta harrojë kurrë takimin me Gentin dhe sic ka thënë ajo “sytë e tij plot jetë”.

E njejta ka publikuar edhe një foto me 9-vjecarin.

“Lamtumirë Gent, nuk do t’a harroj kurrë takimin tonë të shkurtër në Pejë dhe sytë e tu plot jetë. Ngushëllime familjes Nikqi nga Peja, Zoti ua shtoftë forcën t’a përballoni humbjen tuaj të madhe”, ka shkruar Haradinaj.