“Memories” e Gjestit thyen rekorde, renditet ndër 11 këngët më të klikuara në botë
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngën e tij të re “Memories”.
Kënga është bërë virale menjëherë pas publikimit të saj dhe po dëgjohet gjithandej.
E shpërndarë të enjten mbrëma, “Memories” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë.
Gjesti ka treguar se kënga është shkruar me shumë emocion dhe mund, e përcjellë me vështirësi të mëdha edhe gjatë incizimit.

