Mendimi për motin: Mëngjesi me ngrica, dita kryesisht me diell
Sot do të mbretërojë mot kryesisht me diell, herë herë kalojnë vransira shtresore të larta.
Orëve të mëngjesit sërish priten ngrica, me minimale që zbresin në -1C e 2C.
Temperaturat maksimale gjatë ditës shkojnë në 14C e 15C.
Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë verilindore 2-4m/s.
Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbajë deri nga dita e shtunë.
Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C e 16C. Në fundjavë më pas temepraturat zbresin në 12C e 10C, e ditën e diel do të ketë shtim të vransirave.
Aty këtu priten kushte për të reshura shiu, e në vise malore bore.
Minimalet zbresin në -2C e 2C.

