Mërgimtari kthehet në Kosovë dhe hap fermën e pulave pas 16 vitesh punë në Gjermani
Një rrëfim suksesi vjen nga Suad Gucati i cili 16 vjet ka jetuar dhe vepruar në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Pas këtyre viteve ai së bashku me familjen e tij vendosi të kthehet përfundimisht në Kosovë për të investuar në fermën e pulave “Drini”.
“16 vite jetova në Gjermani, tash jam kthyer me fëmijë dhe me grua në vendlindje për të investuar”, është shprehur ai.
Ai renovoi fermën para një viti në fshatin Marinë të komunës së Skenderajt dhe sipas tij gjithçka po shkon mbarë.
Përveç pulave, ai tani zotëron 5 mijë zogj të vegjël dhe për pak ditë pritet të shtohen edhe dy mijë tjerë, në total 7 mijë.
“Brenda 3 muajve kemi shit 6.500 pula, ndërkohë që investimet janë mbi 200 mijë euro”, tregon Suadi.

