Mërgimtari ndërron jetë në vendlindje nga Covid-19
Një 35-vjeçar nga Tetova, i cili jetonte në Gjermani, ka ndërruar jetë nga Covid-19, derisa ishte në pushime.
Ai është njëri ndër personat që humbën jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni, raportojnë mediat lokale.
I ndjeri Bunjamin Arifi nga Orasha e Tetovës, ishte duke jetuar e punuar në Leverkusen të Gjermanisë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë përcjellë shumë miq të tij përmes rrjeteve sociale.
Bunjamin Arifi ishte një aktivist i dalluar në mesin e komunitetit, ai ushtronte detyrën e kryetarit të xhamisë në Leverkusen të Gjermanisë.
Po ashtu i ndjeri ishte i njohur edhe për arritjet profesionale, duke qenë në pozitën e menaxherit të marketeve Lidl në Gjermani./Mediafokus.info

