Mërgimtari që sulmoi Valon Sylën është vëllai i ish-zv.ministrit të PDK’së

Bashkim Jupa me prejardhje nga Gjakova por me vendbanim në Zvicër, dyshohet është personi që sulmoi sot në Prishtinë gazetarin Valon Syla, shkruan express.

I dyshuari Bashkim Jupa është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Gazetari Valon Syla u sulmua sot fizikisht në lagjen “Pejton” të Prishtinës, ndërsa policia nuk ka konfirmuar akoma arrestimin e tij.

Të vetmen gjë që e ka konfirmuar policia është se po merret me rastin.