Mërgimtari rrah gruan me të hyrë në Kosovë dhe ia merr dokumentet
Një grua ka njoftuar policinë se është rrahur nga bashkëshorti i saj pasi kanë hyrë në Kosovë.
“Me datë 24.08.2022 viktima femër kosovar ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

