Klani mafioz “Dreshaj” në Mal të Zi që udhëhiqet nga dy shqiptarë: Kush janë dhe me çfarë merren?

Mediumi “Vijesti” përmes një artikulli ka publikuar disa të dhëna sekrete nga sektori i sigurisë në Mal të Zi për një klan që udhëhiqet nga vëllezërit Leon dhe Viktor Dreshaj, për të cilin thuhet se është një grup kriminal i mbyllur që nuk rekruton anëtarë të rinj.

Sipas informacioneve nga ato qarqe, grupi i organizuar kriminal “Dreshaj” në atë kontekst vepron sipas parimeve krejtësisht të kundërta në krahasim me nëntë klanet e tjera malazeze, të cilat “pranojnë” anëtarë pothuajse çdo ditë.

Hetuesit kanë konstatuar se vëllezërit Dreshaj punët e tyre kriminale ua besojnë vetëm atyre që kanë fituar besimin e tyre ndër vite.

Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, kështu shkruhet në Vlerësimin më të fundit të Rrezikut të Krimit të Rënda dhe të Organizuar ( SOCTA 2021 ), të miratuar në muajin mars.

Në pjesën sekrete të atij dokumenti shkruhej skema e atij klani, si dhe regjistrohej se në cilat biznese ilegale ishin të përfshirë.

“Aktiviteti dominues kriminal i grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Dreshaj është kontrabanda e marihuanës dhe cigareve, e së fundmi edhe kontrabanda e kokainës. Struktura e asaj OKG është karakteristike. Anëtarët janë të lidhur me lidhje të forta familjare, miqësi të ndërsjella të gjata dhe janë të lidhur me përvoja të përbashkëta kriminale dhe interesa financiare. Janë regjistruar disa kontakte të vëllezërve Dreshaj me persona të interesit të sigurisë, kontakte të tyre me pjesëtarë të klaneve të tjera, por jo bashkëpunim në afera kriminale”, shkruan në SOCTA, pohon bashkëbiseduesi i “Vijesti”.