Moti sot, i ndryshueshëm dhe jo stabil

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike, ka treguar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.