Mërgimtarit i digjet banesa në Gjermani derisa ai ishte në Kosovë për pushime

Taksisti nga Kosova, Hazir Stublla, e pësoi keq natën e 1 janarit. Një raketë natën e Vitit të Ri ia shkatërroi të gjithë banesën. Flaka i la në rrënoja banesën e tij në Gjermani.

Siç raporton BILD, dëmet e pronës ishin mbi 100 mijë euro. Stublla për gazetën gjermane kishte bërë të ditur se sapo kishte investuar një shumë të madhe parash në banesën e tij.

“Sapo kisha investuar 20 mijë euro në një kuzhinë të re”, ankohet ai, shkruan BILD.

12

Në momentin e aksidentit, 49-vjeçari ishte me pushime me familjen e tij në Kosovë. Ai kishte pranuar video të fatkeqësisë nga fqinjët e tij në natën e ndërrimit të viteve.

Kujtojmë se, Stublla u bë i njohur në mbarë vendin si taksisti që ia dërgoi portofolion e Manuel Neuer.