Merovci: Adem Jashari e ka dashtë shumë Ibrahim Rugovën, e ka thirrë komandant
Në 22 vjetorin e epopesë së UÇK’së, ish-shefi i protokolit të presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka folur për raportet e ish presidentit me komandantin legjendar, Adem Jashari.
Merovci ka deklaruar se Adem Jashari e ka dashur shumë Rugovën, të cilin, sipas tij, e ka quajtur komandant, transmeton Mediafokus.info
“Adem Jashari e ka dashtë shumë Ibrahim Rugovën dhe e ka thirrë komandant. Ai ka qenë luftarak dhe fjalëpak. Ai s’ka qenë teatral. Takimet mes tyre kanë qenë të rastit, me ftesën time”, ka thënë Merovci për Klan Kosova, transmeton Mediafokus.info.
Merovci tha se “i kemi dy vlera: njwra quhet Ibrahim Rugova e tjetra Adem jashari”./MediaFokus/

