Merr fund ëndrra evropiane për Dritën
Ka përfunduar mbrëmë ëndrra për kualifikim në Ligën e Konferencës për Dritën.
Në play-offin e Ligës së Konferencës, gjilanasit u ndalën nga gjiganti polak, Legia e Varshavës.
Pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë në Poloni, Drita u mposht edhe në Prishtinë (0:1).
Megjithatë, Drita u tregua kundërshtar i denjë i skuadrës që vlen rreth pesë herë më shumë, Legia e Varshavës.
Tutje, Drita do të fokusohet në Superligë, ku ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje.

